|
Ngjarjet e muajit Maj 2018
Sesion trajnues:Të drejtat e njeriut dhe dhuna në familje Caktuar mė datėn: 4 Maj 2009
Projekti:"Ngritja e vetëdijes tek komunitetet lokale Klinë, Pejë dhe Istog në parandalimin kundër dhunës ndaj Gruas"
Qëllimi i projektit:
Projekti synon edukimin dhe ngritjen e vetëdijes përmes rinisë dhe popullatës në përgjithësi parandalimin e dhunës kundër femrave,duke zhvilluar vlera të barazisë gjinore përmes rinisë, nëpërmjet kapaciteteve ndërtuese të studentëve,mësuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore nga Regjioni i Pejës.
Objektivat kryesore të projektit:
1.Zhvillimi i mjeteve edukuese në bashkëpunim me rininë e veçanarishtë djemtë në parandalimin e dhunës ndaj femrave dhe vajzave.
2.Ngritja e vetëdijes dhe të kuptuarit drejt sa i përket çështjes së të drejtave të femrave me qëllim që njerëzit të njohin sterotipin gjinor.
3.Përmirësimi i kapaciteteve të zyrave për Barazi gjinore brenda ndërtesave Komunale(Klinë,Pejë dhe Istog).
Në kuadër të këti projekti vazhdojnë sesionet trajnuese,sesioni trajnues i radhës do të mbahet në Komunën e Istogut me dt:04.05.09 dhe 07.05.2009 me nxënës dhe mësues të kësaj Komune.
Projekti financohet nga Zyra Regjionale e UNIFEM-it Bratisllavë dhe implementohet nga OJQ"ZANA"Klinë.
Raporte
Vegza direkte
|