|
Ngjarjet e muajit Prill 2018
Lançimi i projektit:PĂ«rmirĂ«simi i tĂ« Drejtave tĂ« Grave, tĂ« RinjĂ«ve dhe Minoriteteve nĂ« rajonin e PejĂ«s -pĂ«rmes arsimimit dhe ngritjes sĂ« vetĂ«dijesâ Caktuar mė datėn: 15 Prill 2009
OJQ" ZANA"KlinĂ« ,prezenton lançimin e Projektit : âPĂ«rmirĂ«simi i tĂ« Drejtave tĂ« Grave, tĂ« RinjĂ«ve dhe Minoriteteve nĂ« rajonin e PejĂ«s -pĂ«rmes arsimimit dhe ngritjes sĂ« vetĂ«dijesâ
Projekti implementohet në Regjionin e Pejës: (Pejë, Klinë, Istog, Bincë, Videjë,Grapc dhe Vitomiricë) .
Faza e parë : Në bashkëpunim me partnerët e projektit,Departamentin e arsimit brenda komunave lokale, Ministrisë së Arsimit dhe shkollave të mesme në komunat e Klinës, Istogut dhe Pejës, OJQ" Zana" do të organizojë :gjashtë Seminare Trajnuese në edukimin me të Drejtat e Njeriut, të bazuara në artikuj të ndryshëm të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të inkurajojë mësuesit nga fusha të ndryshme të inkorporojnë çështjet e të drejtave të njeriut në mësimdhënien e tyre dhe të inkurajojnë Grupet e partnerëve në trajnimin e trajnerëve me të Drejtat e Njeriut.
Faza e dytë: Trajnimi i të Drejtave të Njeriut në punën e trajnerëve për 10 shkolla të mesme të grupeve partnëre.
Një nga objektivat kyqe te projektit është promovimi i edukimit te të Drejtave të Njeriut, si mjet për një dialog të hapur, komunikim dhe largimin e dallimeve të bazuara në gjini,etnitet ,orientim seksual dhe racë.
Në Katër lokacione nga 5 ditë trajnime intensive të punës së trajnerëve do të mundësojë për 150 pjesëmarrës (nxënës nga shkollat e mesme të Regjionit të Pejës)duke prezantuar manualin e të Drejtave të Njeriut dhe të mësuarit e shërbimit .
Faza e tretĂ« : PartnerĂ«t e projektit nga Regjioni i lartpĂ«rmendur: OJQ" Zana"KLinĂ«, OJQ "ĂERDAN"VitomiricĂ« dhe zyra pĂ«r komunitete brenda ndĂ«rtesĂ«s sĂ« Kuvendit Komunale nĂ« KlinĂ«, PejĂ« dhe Istog do tĂ« kontaktojnĂ« komunitetet lokale dhe do tĂ« organizojnĂ« themelimin e 6 grupeve multi-etnike tĂ« grave dhe 6 grupeve multi-etnike tĂ« tĂ« rinjve nĂ«âKlinĂ« , BincĂ«, GrapcĂ«,VidejĂ«, Istog dhe VitomiricĂ« gjatĂ« njĂ« periudhe prej 3 muajsh.
Faza e katërt : Trajnimi për 12 grupe multi-etnike të grave dhe të rinjve në të Drejtat e Njeriut,zhvillimi i komunitetit dhe avokimi. Gjashtë seminare trajnuese 2-ditore në të drejtat e njeriut,zhvillimin e komuniteteve dhe avokimin, e aksionet e lobimit do të drejtohen për 250 përfaqësues nga 12 grupe multi-etnike të grave dhe të rinjve,qeverisja lokale dhe përfaqësues të tjerë të interesuar nga OSHC-le.
Raporte
Vegza direkte
|